Nese je duke vazhduar gazetari apo gazetari-anglisht në universitetin e Elbasanit, kjo thirrje është për ty!

Organizata INAC starton zbatimin e projektit “Fuqizimi i gazetarëve të rinj për punë, gazetari më cilësore, komunitet më i fortë”

Në këtë projekt do të angazhohen studentë të gazetarisë, të cilët duan të kenë një eksperiencë në median online, të praktikojnë aftësitë e fituara në shkollë dhe të mentorohen nga gazetarë profesionistë duke prodhuar materiale të ndryshme mediatike.

Projekti do të zgjasë 10 muaj dhe veç studentëve do të përfshijë edhe dy shkolla të mesme rurale duke trajtuar cështje që deri tani nuk kanë pasur mbulimin e duhur.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, përmes Partnerëve Shqipëri si pjesë e projektit “ËB&T for EmploYouth” i zbatuar nga anëtarët e Rrjetit të Hub-it Rinor.

Për të qenë pjesë e projektit plotëso linkun: