Nëna denoncon vajzën 16-vjeçare për d*hunë në familje dhe abuzim s*eksual në Greqi

GREQI – Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Korfuz të Greqisë. Një grua 42-vjeçare ka denoncuar një nga vajzat e saj për dhunë në familje dhe sulm seksual. Sipas mediave vendase gruaja ka pretenduar në polici se si ajo dhe vajza tjetër e saj, 12 vjeçe, kanë rënë pre e sulmit seksual të vajzës 16-vjeçare.

Kallëzimi është bërë pasditen e së dielës dhe policia ka arrestuar 16-vjeçaren, e cila është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. Njëkohësisht është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore e nënës dhe vajzës tjetër 12-vjeçare.