“Ne jemi të traumatizuar”/ Rrëfimi i gruas që denoncoi dajën e Zegjine Çaushit: Babait ia ka këputur këmbën, më kërkuan të tërheq…

Merita Gramaj, ka dhënë një rrëfim tronditës ditën e sotme në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti.

Gremaj, e cila ka bërë denoncim për dhunë dhe përdhunim ndaj Bledar Bakajt, dajës së Zegjine Çaushit, ka bërë deklarata të rënda në lidhje me atë që pretendon se ka përjetuar.

Ajo deklaroi se është dhunuar dhe përdhunuar nga Bledar Bakaj, madje në prani të djalit të tij. Më tej, Gremaj tha se në spital i kanë shkuar dy persona, të afërm të Bakajt, të cilët i kanë kërkuar që të tërheqë denoncimin, duke i thënë se në të kundërt do të përfundonin në hasmëri.

Merita Gremaj: “Ne jemi të traumatizuar. Babait ia ka këputur këmbën. Ne jemi akoma të kërcënuar. Bledar Bakaj ka shokë edhe policët në Roskovec. Më kanë ardhur dy njerëzit e tij e më kanë thënë se bën mirë të heqësh denoncimin, se do jemi në hasmëri. Kanë ardhur dy vetë në spital. Janë shumë të afërt me Bledarin, janë nipër e kushërinj. Nuk më kanë kërcënuar, por më thanë që është mirë që situata të qetësohet. Më thanë se atë do ta lirojnë.”

Më tej, ajo rrëfeu edhe episode të tjera të rënda:

“Mua më çonte në varreza e më thoshte se varrin e këtu e trupin tënd nuk e lë të shkojë në Suk, se unë jam nga Suku. Mbante thika, nuk më linte të ikja. Më ka marrë forcërisht në ambiente të Politeknikës. Dhe kur më përdhunonte, prezent ishte djali e thoshte: ‘Lëre se e vdiqe’. Është shumë e tmerrshme ajo që ka ndodhur.”

Bledar Bakaj, daja i Zegjine Çaushit, u arrestua për dhunë ndaj babait të ish-bashkëjetueses së tij. Ndërkohë, ndaj Bakajt janë bërë edhe akuza të tjera të rënda nga ish-gruaja e tij, e cila e ka akuzuar për përdhunim./BW