Një plagosje me armë zjarri ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në Shkodër.
I plagosur ka mbetur Ndue Preka.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Mark Lula”.
Ai u qëllua nga njw person ende i paidentifikuar.
Preka ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.
Mësohet se autori e ka qëlluar me pistoletë 3-4 herë dhe një plumb e ka kapur në këmbë.
Ndue Preka po ecte në këmbë në momentin kur është qëlluar ndaj tij. Plumbat kanë goditur edhe një makinë të parkuar.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.













