Ndryshime në Policinë e Shtetit, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores

Altin Qato është larguar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rrugore.

Në vend të tij është emëruar Perlat Vatoci. Ky i fundit më herët ka qenë drejtor në Drejtoritë e Policisë Kukës dhe Gjirokastër, dnërsa aktualisht këshilltar i Drejtorit të Përgjitshëm të Policisë.

Altin Qato nga drejtor i Policisë Rrugore është emëruar pedagog në Akademinë e Sigurisë.

Ndërsa Arbër Zemani nga Shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Tiranë u emëruar Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër.

Adrit Elmazi nga Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër u emërua në DPPSH, Specialist te Drejtoria Strategjike.