Ndodh për herë të parë pas 163 vitesh/ Ramazani, Viti i ri Kinez dhe Kreshma nisën brenda 24 orësh

Tre nga momentet më të mëdha shpirtërore në botë, Viti i Ri Hënor (Kinez), Ramazani dhe Kreshma, nisën brenda vetëm 24 orësh.

Një përkim i rrallë që ndodh sepse ato ndjekin kalendarë të ndryshëm, të cilët pothuajse kurrë nuk përputhen.

Në vitin 2026, miliarda njerëz u gjendën në të njëjtën kohë mes festimit, agjërimit, reflektimit dhe një fillimi të ri shpirtëror. Një moment që nuk ishte parë prej 163 vitesh.

Rastësi e thjeshtë… apo një shenjë që bota po kërkon më shumë qetësi dhe besim?