Ndodh në portin e Barit, makina e të riut shqiptar bie në det teksa ngjitej në traget, shpëtohet nga roja bregdetare (VIDEO)

Një incident i pazakontë është regjistruar në portin e Barit, ku një automjet ka rënë në det teksa po ngjitej në një traget me destinacion Shqipërinë.

Në mjet ndodhej vetëm një burrë, i cili arriti të hipte mbi makinë, ndërsa automjeti po fundosej dhe u shpëtua nga Roja Bregdetare.

I riu, shtetas shqiptar, arrin të thyejë xhamin e përparmë dhe arrin të dalë para se automjeti të fundosej plotësisht. Zjarrfikësit ndërhynë me anë të Njësisë së zhytësve për të tentuar nxjerrjen e mjetit.