Ndihmoi autorët në krim/ AMP pezullon efektivin e Elbasanit për ‘shpërdorim detyre’, ja cilat masa i janë caktuar

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Elbasan – Korçë ka zbatuar vendimin e gjykatës ndaj një polici në Elbasan, me inicialet E. K.

Gjykata ka vendosur që ai të pezullojë detyrën, të mos dalë jashtë vendit dhe të paraqitet rregullisht në policinë gjyqësore.

Polici dyshohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Përkrahje të autorit në krim”.

Hetimet treguan se ai ka ndihmuar persona me precedent penal në veprimet e tyre të paligjshme.

Hetimet vazhdojnë për të dokumentuar të gjithë aktivitetin dhe për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë.