Ndëshkim maksimal! Dënohet për jetë trajnerja, për shkak të abuzimit fizik dhe emocional të sportistëve

SHBA – Pasi u morën masa të përkohshme në vitin 2021, për episodet e sjelljes së pahijshme që e penguan atë të kishte kontakt me gati një duzinë sportiste, Qendra Amerikane për Sport të Sigurt sanksionoi të mërkurën trajneren e patinazhit artistik për çiftet olimpike, Dalilah Sappenfield.

Ky organ disiplinor, i cili tashmë e kishte ndaluar përkohësisht Sappenfield të kishte kontakte me një duzinë patinatorësh dhe të stërviste të tjerët, pa mbikëqyrjen e një të rrituri tjetër, detajoi shkelje shtesë që përfshinin hakmarrjen, shkeljen e politikave proaktive, abuzimin fizik dhe emocional.

Tarah Kayne, patinatorja amerikane, bëri publike në ‘USA Today’ dhimbjen që ndjeu për abuzimin verbal të trajneres të saj , ku përfshiheshin komente seksuale. Kjo situatë e çoi atë në prerje të kyçit të dorës së majtë në vitin 2019.

“Duke raportuar detajet e traumës së saj, veprimet e Tarah Kayne mund të ndihmojnë viktimat e tjera të shprehen”,- tha Federata e Patinazhit të SHBA në një deklaratë. “Patinazhi artistik i SHBA-së inkurajon këdo që është abuzuar ose dyshon për abuzim, që ta raportojë atë tek autoritetet lokale, qendra sportive e sigurt ose Federata.”

Një trajnere kombëtare e dekoruar me përvojë të gjerë ndërkombëtare, Sappenfeld, filloi karrierën e saj si trajner në vitin 1993 dhe fitoi çmimin e Shoqatës Profesioniste të Patinazhit të SHBA/Trajnerit të Vitit të Patinazhit në SHBA. Ajo gjithashtu punoi me tre herë kampionët amerikanë Alexa dhe Chris Knierim, të cilët konkurruan Lojërat Olimpike të Pyeong Chang 2018.