Ndërron jetë papritur në moshë shumë të re mësuesja e gjimnazit “Konstandin Kristoforidhi”

?????????????????????????????????????????????????????????

Është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta mësuesja e matematikës në gjimnazin Konstandin Kristoforidhi, Vera Kana.

Lajmi i hidhur është ndarë nga kolegët e saj dhe të njohur në rrjetet sociale duke përcjellë ngushëllimet për familjen për humbjen e saj të parakohshme.

Vera Kana ndërroi jetë në moshën 48-vjeçare nga një problem i menjëhershëm shëndetësor pa patur mundësi të kurohej.

Humbja e Verës goditi familjen e saj dhe të afërm dhe la pas shumë dhimbje tek të gjithë që e njohën, kolegë, ish nxënës e nxënës të shkollës ku ajo dha mësim me aq përkushtim.

Lamtumirë Vera Kana Bezhani!