Ndërron jetë në moshën 52-vjeçare ish-sekretari i Prefekturës Elbasan Admirim Kongoli

Ndërron jetë para kohe ish sekretari i Përgjithshëm I Prefekturës Admirim Kongoli. Nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij por në rrjetet sociale figura të njohura elbasanase kanë përcjellë ngushëllimet bashke me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta para kohe të Admirim Kongolit.
Edhe partia demokratike ka përcjellë në faqet e saj në rrjetet sociale ngushëllimet për humbjen e një prej kontribuesve të saj më të hershëm.

Lamtumirë Mimi (Admirim Kongoli) ?
Miq, ndajmë me ju lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të Admirim Kongolit!
Ndarja e parakohshme e Mimit na ka tronditur të gjithëve! Admirimi përmes cilësive të tij të larta njerëzore do të kujtohet gjithmonë si një prej bashkëpunëtorëve më të mirë dhe më të aftë nga kushdo që ka punuar me të! Mimi mbajti detyren e Sekratarit të Prefekturës Elbasan në vitet 2005-2013 duke i shërbyer me përkushtim qytetit dhe qytetarëve elbasanas!
I gjendemi pranë familjes së Mimit, bashkëshortes së tij, Vilmës, fëmijëve, nënës dhe vëllait! Partia Demokratike do ta ndjenjë mungesën e një intektuali si Mimi, një fisniku në çdo përgjegjësi, angazhim dhe marrëdhënie që krijoi!
Ngushëllime të sinqerta familjes Kongoli!
U prehsh në paqe Mimi! ?
Nderkohe gazetari Hyqmet Zane duke percjelle ngushellimet per familjen Kongoli do te shkruante:
Hidhërimi ka pllakosur familjen Kongoli. Është ndarë nga jeta në moshën 52 vjeçare
Admirim Kongoli, djali i Bukuroshe dhe Adhurim Kongoli. Ai lindi më 20 qershor 1970 në një nga familjet e nderuara e të mirënjohura të Elbasanit siç njihet familja Kongoli.
Admirim Kongoli njihet në Elbasan si një qytetar i nderuar i familjes së tij dhe që me ndershmëri në aktivitetin e tij privat me duarlumin, por edhe që ka qenë Sekretar i përgjithshëm i Prefeskturës së Elbasanit në vitet 2005 – 2013. Ka mbaruar studimet e larta në degën e inxhinierisë mekanike në Universitetin e Tiranës.
Ikjen e parakohshme nga një sëmundje imunitare të Admirimit do ta ndjej shumë familja e tij, bashkëshortja Vilma dhe dy vajzat e tij Megi dhe Angi, si dhe djali Adhurimi që mban emrin e gjyshit të tij.
Do ta ndjej shumë humbjen e vëllait Andi, mësues i edukimit fizik dhe rekordmen noti, që ishte jo vetëm vëlla i dashur por edhe një shok i mirë e bahskëpunëtor në punët me Admirimin. Por humbjen e këtij djali të mirë të Elbasnait do ta nhdjej edhe vetë qytetarët, miqtë dhe bahskëpunëtorët e tij.
Duhet të themi me respekt se Admirimi është nipi i Abdyl Kongolit që në vitet 20 – 3-0 ka qenë student në Itali dhe me ardhjen në Elbasan u bë iniciator themelues dhe drejtues i Shoqatës aksionere SAIDE. Ndërkohë që babai i i tij , Adhurimi, ka qenë profesor i fizikës në Gjimnazin “Tomor Sinani” në Cerrik dhe në shkollën Pedagoogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, por edhe i pasionuar në mësimin e gjuhëve të huaja.
Në këtë humbje shprehim ngushëllime familjes dhe gjithë njerëzve të afërt që humbën djalin, njeriun e dashur dhe mikun e demokratëve si anëtar kryesie i degës së PD Elbasan.
Stafi i ElbasaniOn i percjell ngushellimet familjes Kongoli per humbjen para kohe te njeriut te dashur!