Ndërron jetë këngëtari i këngës popullore elbasanase,Nevruz Nuredini

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare , këngëtari i njohur i muzikës popullore elbasanase Nevruz Nuredini.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët dhe miqtë  e tij ,nëpërmjet rrjeteve sociale ku shprehën ngushëllimet e tyre për këtë vdekje të parakohshme.

Nuredini njihet si këngëtar I muzikës së Shqipërisë së mesme ku mund të përmendim disa prej hiteve të tij:

Më datë 19 Shtator 2013, Nevruz Nuredini publikon videoklipin “Kapedan Te Ben Rakia”.

Më datë 30 Tetor 2013, Nevruz Nuredini publikon videoklipin “Her Mir Her Dhe Keq”.

Më datë 7 Maj 2016, Nevruz Nuredini & Adil Nuredini publikojnë videoklipin “Muzika Te Ringjall”.

Më datë 21 Shkurt 2017, Nevruz Nuredini & Adil Nuredini publikojnë videoklipin “Ballakumja Asht Lezeti”.

Më datë 15 Maj 2018, Nevruz Nuredini & Adil Nuredini publikojnë videoklipin “Baba E Dua Cupken”. Muzika e këngës u punua nga Gezim Mneri.