Ndërrohen sërish nënkryetarët e bashkisë/Lëvizjet e fundit në postet drejtuese të kryebashkiakut Llatja

Jetjon Gjura është emëruar sot nënkryetar i Bashkisë së Elbasanit. Ai zevendeson Ervin Mucon, i cili shkon ne nje tjeter post.  Gjura ka mbaruar universitetin në Universitetin Aleksandër Xhuvani në degën e Ekonomisë, me mastër në ekonomi dhe administrim. Gjithashtu eshte i angazhuar në shoqërinë civile.

Gjura është i datëlindjes së vitit 1981 dhe vjen si prurje e komunitetit mysliman në Bashkinë Elbasan dhe perfaqesues i shoqerise civile.

Mësohet se Gjura do të zëvendësoje nënkryetarin Ervin Muço, i cili  se do të bëhet këshilltar i kryetarit te bashkise dhe shef kabineti.