Në të njëjtën seancë janë edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
TIRANË- Seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj në GJKKO është ndërprerë. Mësohet se seanca është ndërprerë për shkak se avokati kërkoi kohë të njihet me dosjen. Seanca u shty për orën 13:30. Seanca e veliaj do të niste në orën 08:30 por nisi me 30 minuta me vonesë përshkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në GJKKO.
Në të njëjtën seancë janë edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.
Çfarë ka ndodhur më parë?
Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.
Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”. Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë “5D”, që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje të premten duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.
