Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka njoftuar se gjatë datave 2–5 mars 2026 do të kryhen stakime të përkohshme të energjisë elektrike në qarqet Elbasan, Gramsh dhe Librazhd, për shkak të manovrimeve teknike dhe masave të sigurisë në rrjetin e transmetimit.
Si pasojë, për një hark kohor prej rreth 5 minutash (kohë e domosdoshme për kryerjen e manovrimeve), do të mbeten pa energji elektrike këto zona në bashkinë e Elbasanit:
• Ital Druri
• Lagjja “Skënderbej”
• Fabrika e Tullës
• Pompat Hajdaran
• Shushicë
• Fushë Bull
• Tahiraj
• Shirgjan
• Reparti Mjekës
• Fshatrat Mjekës
• Kryezjarr
Në qytetin e Gramshit do të ketë ndërprerje më 2 dhe 5 mars, ora 06:00–06:05.Në datën 2 mars dhe 5 mars 2026, nga ora 06:00 deri në 06:05, do të stakohet Linja 35kV L30–78 Mjekës – Banjë për kryerjen e manovrimeve të nevojshme në rrjet.Për 5 minuta do të mbeten pa energji:
• Nënstacionet Gramsh dhe Cërrunjë
• Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës – Statkraft
• HEC-et: Sotiraj, Lenie, Mivas, Tërvol, Kabash, Kërrpicë, Storë, Pisha
• Subjekti AL Mex Wood
Gjithashtu, ndërprerja do të prekë një numër të madh lagjesh dhe fshatrash në rrethin e Gramshit, përfshirë: Çekin, Uzina Çekin, Lagjja Xhile Liçi, Lagjja 18 Gushti, Lagjja Holta, Lagjja Llapushaj, Konvikti, Lagjja e Oficerave, Trashovicë, Tunjë, Kushovë, Pishaj, Skënderbegas, Kodovjat, Kukur, Lenie, Cërujë, Qerret, Sult, Katërlis, Kutërqar, Dushan, Zgjup, Kotorr, Ranxhë, Lleshaj, Kabash, Tërvol, Drizë, Gjergjovinë, Galigat, Bizhdan, Gostimë, Shtëpanjë, Klos, Floq, Banjë e Vjetër, Tregan, Gjinar, Shënavlash, Valesh dhe zona të tjera përreth.
Në qytetin e Librazhdit do të ketë ndërprerje gjatë ditës më 2–4 mars.
Po ashtu, në datat 2–4 mars 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10kV e Fiderit F7 të Nënstacionit Kombinati i Drurit.
Si rrjedhojë, gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji elektrike disa zona në rrethin e Librazhdit:
• Shirgjan
• Reparti Mjekës
• Fshatrat Mjekës
• Kryezjarr
Autoritetet energjetike sqarojnë se ndërprerjet do të jenë të shkurtra dhe të kontrolluara, të nevojshme për garantimin e sigurisë së rrjetit dhe realizimin e manovrimeve teknike. Konsumatorëve u rekomandohet të marrin masat e nevojshme për të shmangur dëmtimin e pajisjeve elektrike gjatë intervaleve të stakimit.













