Banorët e Kryezjarrthit, Mjekës dhe Bujqës do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike për tre ditë me radhë, duke nisur nga 8 prilli 2026, në oraret 08:00 – 17:30.
Shkak i ndërprerjes janë punimet remontuese në rrjetin elektrik, të cilat synojnë përmirësimin e furnizimit dhe parandalimin e problemeve të mundshme në të ardhmen.
Autoritetet rekomandojnë banorët që të marrin masat e nevojshme për periudhën pa energji, ndërsa furnizimi pritet të normalizohet pas përfundimit të punimeve.













