Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rekord mëngjesin e kësaj të mërkure, duke arritur në nivele të papara ndonjëherë prej gati 270 lekë për litër.
Në pikat më të mëdha të tregtimit të karburanteve shitet me 165-170 lekë për litër, në një kuhë ku vetëm një ditë më parë ky çmim ishte 130 lekë. Brenda një javë, që nga e enjtja e javës së kaluar, çmimi i naftës është rritur me 4 herë. Vetëm të mërkurën e një jave më parë nafta tregtohej me 192 lekë, pra është rritur me mbi 30%.
Kjo rritje e naftës thuhet se është ndikuar drejtpërdrejt nga lufta në Ukrainë ku u vendos që të ndërpritet furnizimi me karburant nga Rusia. Tashmë sytë janë kthyer nga vendet e tjera që kanë rezervat më të mëdha të naftës si Venezuela apo Arabia Saudite.
Por ku renditet Shqipëria për sa i përket rezervave të naftës? Edhe pse një vend me sipërfaqe tepër të vogël, Shqipëri renditet ndër të parat në Europë për rezervat e naftës.
Konkretisht Shqipëria përllogaritet të ketë 0,2 Gbbl ose thënë ndryshe 200 milion fuqi nafte. Por përsëri Shqipëria e blen naftën me shtrenjtë se shumica e vendeve të Bashkimit Europian.
Vende si Gjermania apo Holanda, janë shumë më poshtë Shqipërisë për rezerva nafte. Ndërkohë vendi ynë në shifra është në barazim me Spanjën e cila po ashtu përllogaritet të ketë 0.2 Gbbl, naftë rezerva.
Aktorët e tregut pohojnë se është krijuar një situatë e jashtëzakonshme për shkak të krizës Ukrainë-Rusi dhe tashmë në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit. Krahas shtrenjtimit të naftës në bursa, që arriti të mërkurën mbi 130 dollarë për fuçi, nga 90 dollarë në dhjetor, nafta është ndikuar dhe nga zhvlerësimi i dollarit në vend, që është monedha më të cilin blihet ky produkt. Me çmimet e karburanteve që kanë kapur majat, shqiptarët pritet të paguajnë shumë më tepër për të udhëtuar, si përmes mbushjes së makinave të tyre, ashtu dhe indirekt në kostot e transportit e produkteve të tjera të lidhura me arin e zi, minimalisht 300 milionë euro me shumë.
