Ndër mjekët më të përkushtuar, lirohet nga detyra shefi i Urgjencës së Qendrës Spitalore në Elbasan dr. Ergys Mici

Shefi i Urgjencës së Qendrës Spitalore Rajonale të Elbasanit, dr. Ergys Mici, është liruar nga detyra, që e mbante prej disa vitesh.
Dr. Mici njihet nga kolegët dhe pacientët si një profesionist me përkushtim të lartë, i angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në menaxhimin e rasteve të urgjencës dhe në garantimin e funksionimit të pandërprerë të shërbimit të urgjencës.

Gjatë viteve të drejtimit të tij, ai është vlerësuar për korrektësi profesionale, përgjegjshmëri dhe gadishmëri.

Burime nga drejtoria e spitalit bëjnë me dije se ky vendim është marrë në kuadër të një riorganizimi të përgjithshëm të shërbimeve, me qëllim rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor ndaj qytetarëve dhe ky riorganizim ka filluar me shërbimin që ka më shumë ngarkesë.

Sipas të njëjtave burime, detyrën e shefit të Urgjencës do ta marrë dr. Elson Ferra, i cili ka mbi 6 vite eksperiencë pune në shërbimin e urgjencës.