TURQI – Ernest Muçi po kalon një moment të artë në Turqi. Sulmuesi shqiptar ishte sërish protagonist me fanelën e Trabzonspor, duke realizuar një gol të bukur në përballjen ndaj Fenerbahçes, një nga pretendentët kryesorë për titull.
Sfida sapo kishte nisur kur, në minutën e 6-të, Ernest Muçi përfitoi nga një hapësirë në gjysmëfushën kundërshtare. Me një goditje të zgjuar dhe të kalibruar, ai mposhti portierin rival, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij dhe duke heshtur tifozërinë mike.
Forma e 22-vjeçarit ka qenë mbresëlënëse. I transferuar në formë huazimi nga Beşiktaş, sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi ka arritur shifra të jashtëzakonshme në vetëm pak muaj, duke u kthyer në një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit.
Me gola dhe asistime të shumta në një kohë të shkurtër, ai po konfirmon veten si një nga emrat më në formë të kampionatit turk. Pjesa e pare e mdeshjes Trabzonspor-Fenerbahçe u mbyll nëp barazim 2-2.













