Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare ish-normalisti Rudolf Deliana.
Rudolf Deliana punoi për rreth 37 vite në arsim dhe ishte një ikonë e arsimtarëve tëë plejadës së ‘Normales’.
Me profesionalizmin, urtësinë, dashurinë dhe dëshirën e tij, ai ka përgatitur me dhjetëra breza nzënësish që sot japin kontribute në arsim në shkallë vendi.
Rudolf Deliana ishte drejtues i shoqatës ‘Normalisti’ . Ka dhënë kontribute të çmuara në mbledhjen e dokumenteve si një memorie e ndritur e historisë së noprmalistëve elbasanas.
Foto nga intervistat e shumta dhe kontributi i madh që ai ka dhënë për arsimin
Të prehesh në paqe profesor i nderuar!

















