Ndahet nga jeta infermierja e re në Gramsh

Është ndarë nga jeta infermierja e re e spitalit të Gramshit Risela LLapushi. Risela duhej të kishte kryer një ndërhyrje të specializuar e cila kushtonte 100 mijë euro. Megjithëse u hap një Go Fund Me operacini nuk u bë i mundur dhe ajo ndërroi jetë.
Në një postim të ndjerë nga Gramshi citohet:

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës Risela Llapushi, një engjëll 24-vjeçare dhe një infermiere e përkushtuar. Nuk ka fjalë që mund të lehtësojnë këtë dhimbje, por lutjet dhe mendimet tona janë me ju në këto çaste të vështira. U prehtë në paqe dhe qoftë kujtimi i saj një dritë që nuk shuhet kurrë.”