Elbasan / Kanada – Është ndarë nga jeta në Kanada Bardhul Kila, një nga figurat më të respektuara të jetës artistike dhe kulturore të qytetit të Elbasanit.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë dhimbje dhe reagime të shumta në komunitetin kulturor, ku Kila njihej për kontributin e tij të gjatë dhe shumëplanësh në artin skenik dhe muzikor.
Bardhul Kila ishte pjesë e Orkestrës së Shtëpisë së Kulturës së Elbasanit, ndërsa më pas kontribuoi për vite me radhë në Teatrin “Skampa”, duke lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e jetës kulturore të qytetit. Ai vlerësohej jo vetëm për profesionalizmin, por edhe për karakterin, përkushtimin dhe marrëdhëniet njerëzore me kolegët.
Elbasanion shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kila!













