Naim Murselit i tregojnë në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vr*asjes! Ja si reagoi ai (VIDEO)

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca e radhës në gjykimin kundër Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Të akuzuarit u sollën me pranga në duar në gjykatë. Para trupit gjykues është duke dëshmuar i dyshuari kryesor për këtë rast, Naim Murseli.

Kryetarja e trupit gjykues Fatmire Dermaku ka prezantuar prova të tjera nga rasti tragjik i vrasjes së Liridona Ademaj.

Në fotografitë që janë prezantuar shihet edhe momenti kritik i qëllimit me armë të Liridonës në veturë.

Gjithashtu janë prezantuar edhe fotografi nga stolitë e arit që e ndjera kishte natën kritike në dorë.

Gjatë shfaqjes së pamjeve, i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, Naim Murseli, ka thënë se nuk mund t’i shohë ato.

Në seancën e fundit Naim Murseli kishte kërkuar të komunikojë me djalin e tij, e po ashtu edhe me Behgjet Pacollin.

Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku kishte thënë se kërkesa për komunikim me Pacollin i refuzohet pasi është kategori e personave që nuk e lejon ligji.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.