Moti i keq shkakton problematika në Lushnje, breshëri dëmton parcelat me pjeshkë

LUSHNJE – Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe breshëri që pushtoi vendin ditën e sotme ka shkaktuar problematika në disa zona. Bëhet me dije se si pasojë e breshërit janë dëmtuar kulturat bujqësore në zonën e Barbullinjës në Lushnjë.

Siç mund të shihet edhe në foton e mësipërme, breshëri ka qënë në nivel të konsiderueshëm duke bërë kështu që dhjetëra rrënjë pemë pjeshke të dëmtohen totalisht.

Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, moti i keq ka përfshirë vendin prej disa ditësh. Përveç dëmeve në kultura bujqësore, janë shkaktuar edhe problematika në rrugë, si pasojë e rënies së inervteve, apo edhe mungesë të energjisë elektrike në zonat malore.