Moti i keq bllokon rrugët e Ersekës, borëpastrueset nuk bëjnë hapjen e rrugëve

Temperaturat e ulëta dhe moti i keq kanë sjellë probleme për rrugët e qytetit të Ersekës. Bora ka bllokuar rrugën dhe ende borëpastrueset nuk kanë bërë të mundur hapjen e as kriposjen e dëborës.

Automjetet kanë ngelur në afërsi të fshatit Helmes, ndërkohë që automjetet me goma verore e kanë të pamundur kalimin në këtë aks.Rruga e re është e bllokuar pasi ende quhet kantier ndërtimi dhe nuk ka një firmë për të bërë të mundur hapjen e rrugës.