Moti 3 korrik 2024, temperaturat pësojnë rënie

Vendi ynë vazhdon të jetë nën kushtet e paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të dominojnë deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave, duke gjeneruar reshje shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në të gjithë territorin.

Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta, duke sjellë herë pas here shira lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 12°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Tropojës, deri në 33°C vlera më e lartë që pritet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.