Mot me kthjellime e vranësira, pasditja sjell reshje shiu në veri të vendit

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare hera – herës deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore në veri.

Reshjet e shiut me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të bëhen prezente prej orëve të pasdites deri të mbrëmjes në malësitë e zonës së veriut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 3-5 ballë.