Tiranë, 2 nëntor 2025 – Një numër i madh qytetarësh, personalitetesh politike dhe figura publike u bashkuan sot në ceremoninë e lamtumirës për ish-kryeministrin Fatos Nano, liderin historik të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Arkëmorti i Fatos Nanos u shoqërua nga familjarët dhe bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, ndërsa në radhët e para u panë Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilët morën pjesë në nderim të figurës së tij.
Kortezhi përshkoi rrugët e Tiranës nën duartrokitjet dhe homazhet e mijëra qytetarëve që kishin dalë për ta përshëndetur për herë të fundit.
Ceremonia u shoqërua me këngën simbolike të Frank Sinatrës “I Did It My Way”, një zgjedhje që përcolli mesazhin e jetës së tij politike dhe personale.
Në një moment prekës, Xhoana Nano u pa krah Linda Ramës, bashkëshortes së Kryeministrit, gjatë ecjes në kortezh.
Pjesa përfundimtare e ceremonisë zhvillohet në varrezat e Sharrës, ku funerali është privat dhe i rezervuar vetëm për familjarët.



















