Morën peng një person që ndodhej në “arrest shtëpie”/ Shoqërohet në polici vëllai i deputetit Bledion Nallbati dhe dy të tjerë (EMRAT)

DEVOLL- Tre persona janë shoqëruar nga polica e Devollit për në komisariat, lidhur me një pengmarrje. Bëhet me dije se të shoqëruarit në komisariat janë Alti Nallbati, (vëllai i deputetit Bledion Nallbatit), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku.

Siç raportohet, Nallbati, Buci dhe Çeliku dyshohet se kanë marrë peng Ilir Topçiu në fshatin Vishocicë, i cili ndodhej në masë arresti shtëpie. Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Ndërkohë, Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.