Monitorim intensiv në rrugët e Elbasanit, Policia Rrugore arreston dhe gjobit drejtues mjetesh

ELBASAN – Policia Rrugore e Elbasanit ka intensifikuar monitorimin e të gjitha akseve rrugore të qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe mjete inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.

Një nga prioritetet kryesore është evidentimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë në gjendje të dehur, një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve me pasoja të rënda.

Rezultatet për muajin shkurt

19 shtetas janë arrestuar dhe 15 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje ose nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur gjithsej 7.311 masa administrative, duke përfshirë:

354 masa për xhama të zinj në kundërshtim me normat e lejuara;

365 masa për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;

1.362 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

324 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

654 masa për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

1.347 masa për parakalime të gabuara;

1.321 masa për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;

651 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar;

933 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Apeli i Policisë

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.