Aksident në aksin Elbasan-Rrogozhinë
Ngjarja ndodhi në fshatin Karinë.
Automjeti me drejtues shtetasin S. S., 57 vjeç, banues në Elbasan është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.
Nga përplasja është dëmtuar 57-vjeçari dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.













