Aksident në Jagodinë.
Mjeti tip Fiat me drejtues Gerald Sollaku, 21 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, ka goditur biçikletën që drejtohej nga 14 vjeçari Franko Nergjoni, banues në fshatin Bujqës.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i biçikletës dhe shoku i tij Egil Moli, banor i fshatit Bujqës.
Dy të miturit janë transportuar në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.
Burime spitalore konfirmuan se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje shkoi policia që kreu veprimet proceduriale.
