Infeksionet e traktit urinar janë një nga infeksionet bakteriale më të zakonshme në fëmijëri. Rreth 80% e rasteve janë shtame uropatogjene E. Coli
Gjatë vitit të parë të jetes janë më të shpeshta te meshkujt, ndërsa pas vitit të parë të jetës ato bëhen më të shpeshta te femrat.
Po si ta dallojme nje infeksion urinar ne baze te shenjave klinike te femijet ?
Të porsalindurit :
Tek te porsalindurit pothuajse gjithmonë infeksionet urinare jane ne formen e Urosepsis ose Pielonefriti:
Shenjat kryesore jane:Temperature e larte, ethe(ne disa raste mund erdhe te mungoje), refuzimi I gjirit ose pirja ne sasi te paket, ngjyrë gri e zbehtë e lëkurës, ndjeshmëri ndaj prekjes, pergjumje
Foshnjat deri ne 1 vjeç: ethe, diarre, të vjella, shenja te dehidratimit(humbjes se lengjeve)
Foshnjat: Urinim i shpeshte. Shfaqet per here te pare urinimi i pavullnetshem gjate nates , urinim i dhimbshëm, ethe, dhimbje barku, dhimbje të lokalizuar në shpine
Fëmijët më të rritur: Urinim i shpeshte, urinim i sforcuar , me ose pa dhimbje te fundit te barkut , mundësisht mosmbajtje urgjente, ethe dhe dhimbje e shpines ne njeren ane ose te dy anet.
Cilet jane faktoret me te shpeshte favorizues te infeksione te shpeshta urinare?
- Femrat kane ureter me te shkurter dhe ndodhet me prane vagines dhe anusit keshtu qe jane me te rezikuara per te zhvilluar nje infeksion urinar
- Anomali te aparatit urinar: gjate te cilave pengohet rrjedhja e lire e urines ne rruget urinare, favorizojne zhvillimin e infeksioneve urinare.
- Sistmi imunitar i dobesuar
- Higjena e ulet
A mund ti parandalojme dhe si ?
Një infeksion i traktit urinar është i vështirë për t’u parandaluar, por disa rregulla te vogla mund te ulin djeshem shfaqjen e infeksioneve urinare
- Higjiena e duhur mund të parandalojë sëmundjen. Vajzat e vogla duhet të mësojnë herët të fshijnë para-mbrapa, dhe jo anasjelltas, pas defekimit dhe urinimit, për të zvogëluar rrezikun e hyrjes së baktereve në hapjen e uretrës.
- Duhen shmangur banjat e shpeshta me detergjente lares agresiv për djemtë dhe vajzat, pasi ato mund të irritojnë zonën e hapjes së uretrës dhe në këtë mënyrë të rrisin rrezikun infeksioneve .
- Berja synet e djemve te cilet e kane te nevojshme nje gje te tille zvogëlon rrezikun e Infeksioneve urinare gjatë fëmijërisë
- Lëvizjet e rregullta të zorrëve (veçanërisht në trajtimin e kapsllëkut të rëndë) ndihmojnë gjithashtu në uljen e rrezikut të infeksioneve urinare
Si diagnostikohen
Diagnoza e nje infeksioni urinar vihet nepermjet:
Shenjave qe femija shfaq
Analiza e thjeshte urines dhe urokultura
Eko e Traktit
Ndonjëherë analizat e gjakut
Si mjekohen Infeksionet Urinare tek femijet
Infeksionet e traktit urinar trajtohen me antibiotikë.
Fëmijëve që shfaqin shenja të renda te sëmundjes ose rezultatet e analizave të të cilëve tregojnë një Infeksion urinar u fillohet mjekimi me antibiotikë, edhe pse nuk kemi akoma rezultatet e kulturës ne dispozicion qe te na tregojne se kush eshte shkaktari i ketij infeksioni . Në raste e lehta presim rezultatin e kulturës për të konfirmuar diagnozën e nje infeksioni urinar Antibiotikët ne varesi te gjendjes se femijes dhe moshes jepen ne forma te ndryshme :
- Me injeksion në një muskul (intramuskular) ose në venë (intravenoz) tek femijet e porsalindur dhe ata te semure rende. Pjesa tjetër e fëmijëve i marrin antibiotikët nga goja. Trajtimi zakonisht zgjat 7 deri në 14 ditë.
- Disa fëmijë me anomali strukturore të traktit urinar mund të kenë nevojë për kirurgji për të korrigjuar problemin.
- Fëmijët e tjerë duhet të marrin antibiotikë çdo ditë për të parandaluar infeksionin.
- Fëmijët me anomali të rëndë zakonisht kanë nevojë për operacion dhe u jepen antibiotikë deri atëherë. Pergatiti: Entela Hamiti, mjeke në specializim Gjermani
