Ministrja e Inteligjencës Artificiale u padit nga deputetët e PD për mos përmbushje të cilësive të një ministri, sot seanca në Kushtetuese për Diellën

TIRANË- Sot në orën 11:00, Gjykata Kushtetuese nis seancën shqyrtuese për mandatin e ministres së parë të Inteligjencës Artificiale, Diella.

Çështja u dërgua në gjykatë pasi një e pesta e deputetëve të Partisë Demokratike, pretendojnë se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën duke dekretuar një ministre që nuk plotëson kriteret ligjore.

Përmes kësaj padie, deputetët e opozitës kërkojnë shfuqizimin si antikushtetues të dy akteve të Presidentit të marra në shtator të vitit 2025: pikërisht nenit 2 të dekretit nr. 331 për emërimin e Kryeministrit dhe fjalisë së dytë të pikës 1, neni 1 të dekretit nr. 333 për emërimin e Këshillit të Ministrave.