Mijëra besimtarë në Elbasan falën Kurban Bajramin

Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën sot në sheshin “Gensher” në Elbasan për të kryer ritin e faljes së Kurban Bajramit.

me këtë rast imamë dhe teologë mbajtën fjalimet e rastit dhe përcollën mesazhe nga linbri i Shenjtë i Kuranit.

Në fjalën e tij myftiu i Elbasanit Agim Duka referuar ngjarjeve të fundit që kanë tronditur themelet e familjes bëri thirrje për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të saj dhe respektin ndaj njëri-tjetrit.

Besimtarët myslimanë uruan njëri-tjetrin për mirësi, shëndet e lumturi në familje.