Mësohet dëshmia e autorit të vrasjes së 51-vjeçarit në Durrës: “Tentoi të më përd*hunonte”!

DURRËS- Dëshmia e autorit të vrasjes së 51-vjeçarit Valbon Beqiraj është zbardhur në Polici. Mësohet se Teilor Tivari ka deklaruar se me Beqirajn njihej prej kohësh dhe në banesë kishte shkuar për të pirë një gotë birrë.

Por shtoi se në këto momente 51-vjeçari tentoi që ta përdhunonte të riun dhe ai e ka goditur me thikë bukë, pasi ka mundur që të shpëtoi nga ai.

“Me 51-vjecarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova. U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste,” tha Tivari.