Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka reaguar në lidhje me mesazhet që po u shkojnë në telefon qytetarëve nga një subjekt i caktuar politik.
Në deklaratën publike zyra e Komisionerit thekson se një veprim i till bie ndesh me ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Zyra e Komisionerit u bën thirrje subjekteve zgjedhore të përfshira të ndalojnë përpunimin e paligjshëm të të dhënave personale. Ndërkohë që theksoi se hetimet në lidhje me rastin vijojnë.
