Merr jetë Klubi i Aktivistëve Elbasan. 12 të rinj nga gjimnazet e Bashkisë, nisin rrugëtimin e advokimit

Klubi i Aktivistëve merr jetë në trajnimin e parë në fushën e advokacisë ku 12 të rinj nga gjimnazet e bashkisë Elbasan do të ndërmarrin një rrugëtim në advokim dhe përfshirje të të rinjve për më shumë hapësira të sigurta për të rinjtë dhe komunitetin në bashkinë Elbasan.

Ata patën mundësinë e marrjes së njohurive mbi advokimin dhe mekanizmat që duhet të përdorin për tu bërë ata protagonistë të advokimit në muajt e ardhshëm në shërbim të komunitetit ku jetojnë. Të rinjtë nëpërmjet lojërave dhe përfshirjes së tyre mësuan në mënyrë informale se si të ngrejnë çështje që në vazhdim të kenë mundësi që të jenë ndërlidhësit e zërit komunitar për zgjidhjen e problematikave të ndryshme.

Gjithashtu të rinjtë do të jenë në shkolla duke nxitur më të vegjlit të zbulojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre përtej kurrikulës shkollore duke shfrytezuar të gjitha mundësitë që strukturat e shtetit ofrojnë në dobi të tyre. Ata u njohën nga drejtori I Qendrës Rinore Riemar për mundësitë që ofron kjo qendër në mënyrë që të kenë mundësi ti transmetojnë në shkollat qendra komunitare.