ZVICRA- Një zjarr i madh që ka shpërthyer të martën në një autobus në Kerzë të Zvicrës, i cili shkaktoi vdekjen e të paktën gjashtë personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve, thonë autoritetet lokale. Videot dhe fotot nga dëshmitarët okularë tregojnë një automjet të përfshirë nga flakët dhe të shkatërruar plotësisht.
Mediat shkruajnë se është ende shumë herët për të bërë vlerësime për shkakun e zjarrit. Një hetim është duke u zhvilluar, ndërsa më shumë informacion do të publikohet sapo autoritetet të kenë një pamje më të qartë të incidentit.
Dëshmitë flasin për një person që i vuri flakën vetes brenda autobusit. Zona ku ka ndodhur ngjarja është rrethuar nga autoritetet, ndërsa policia po u bën thirrje qytetarëve që të mos i afrohen vendit













