Merr flakë automjeti në qendër të Elbasanit

Pushtohet nga flakët një mjet në qendër të Elbasanit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12.45 pas mesnate afër rrethrrotullimit të postës.

Shoferi ka mundur të largohet në kohë pa pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit që kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.

Ende nuk dihet shkaku. Por aktualisht dyshohet një difekt në sistemin elektrik të automjetit.