Nga Artur Zekthi
Çdo ditë në media dhe ne faqen zyrtare po shfaqen futbolliste te kontraktuar ne merkaton që po zhvillon A.F.Elbasani. Natyrisht qe ne nivelin e kategorise konkuruese, ku do te marre pjese ky klub ne sezonin 2023-2024 merkatoja eshte nje mision i domozdoshem. Por njekohesisht dihet se çdo merkato kërkon një buxhet financiar, gjë që duket i pa mundur për tu realizuar nga buxheti publik që Bashkia si pronare me 100% të aksioneve ta plotësojë. Ndaj natyrshem lindin disa pikepyetje qe gjenerohen nga mungesa e transparences publike qe duhet te beje Klubi apo bashkia pronare e nje aseti publik sic eshte A.F. Elbasani. Dhe ajo cka eshte me e thjeshta fillon nga fakti se:
Nga vijnë këto para për një merkato të tillë?
Kush e drejton këtë merkato dhe mbi çfarë parametrash kontraktohen këta futbollistë?
Kur do mundet A.F.Elbasani të bëjë transparencën e buxhetit financiar të kësaj periudhe 2 vjeçare të krijimit ?
Cili eshte roli dhe funksioni i Bordit Drejtues te ketij Klubi ne administrimin e menaxhimin e tij ?
Cila eshte struktura dhe organika e ketij Klubi ?
Cili eshte vizioni dhe startegjia e Klubit ne kushtet e konkurimit ne Kategorine e Pare profesioniste dhe raporti me ligjin PER SPORTIN ?
Duket se nje mjegullnaje e qellimshme qendron si vello e zeze mbi Akdemine e Futbollit e ndoshta konstituimi i Keshillit te Ri Bashkiak do te sjelle nje vjeshte te nxehte llogaridhenie per Bashkine e Elbasanit dhe te rimandatuarin Llatja.
