Mëngjes dramatik në një familje/ Shpërthen bombula e gazit në banesë, burrë e grua përfundojnë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç, teksa një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë.

Mësohet se bombola ka shpërthyer në lagjen numër 1, banesën e një çifti, të cilët kanë mbetur të plagosur. Nga shpërthimi i bombolës së gazit e zonja e shtëpisë ka djegie në 50 % të trupit dhe është dërguar në gjendje të rendë në spitalin e djegieve në kryeqytet. Djegie të lehta ka pësuar edhe kryefamiljari, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.