Me kokën ulur dhe i prangosur, dalin pamjet e shoqërimit nga policia të Jozefin Markut pasi goditi konkurentin në Big Brother

TIRANË- Një situatë skandaloze ka ndodhur në episodin e djeshëm të ‘show-t’ Big Brother Albania Vip. Pasi u eleminua nga loja në gjysëm finale konkurrenti Jozefin Marku nuk ka mbajtur dot nervat.

Teksa po përshëndeste banorët, Marku ka goditur me shpullë konkurentin tjetër Besart Kelmendi (Gjesti), i cili është shtrirë për tokë.

Pas këtij momenti, në ambientet e televizionit Top Channel, kanë shkuar shërbimet e Policisë së Tiranës. Autoritetet policore kanë shoqëruar Jozefinin, i cili shihet më poshtë është vënë në pranga menjëherë pasi doli nga shtëpia.