“Më goditi me shuplakë”, Roza Lati po mendon të lërë shtëpinë pas debatit me Merin?

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, një ngjarje e re ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh te banorët dhe te shikuesit.

Një debat që nisi si një bisedë e thjeshtë ndërmjet dy prej banoreve të njohura, astrologes Meri Shehu dhe prezantueses Roza Lati, u shndërrua shpejt në një përplasje me ofendime të rënda.

E gjithë kjo situatë ka kulmuar me atë që Roza Lati u pa duke qarë në dhomën e gjumit, pasi që sipas një tjetër banori, Juli, moderatorja ka marrë një vendim të rëndësishëm, por që ende mbetet i paqartë për të tjerët.

“Kam marrë një vendim tha, bëni çfarë të doni, kam marrë një vendim”, ishin fjalët që Roza la pas, të cilat nxitën kuriozitetin dhe spekulimet brenda shtëpisë.

Rikja, një tjetër konkurrentë në lojë, duke u përpjekur të interpretojë situatën, u shpreh se Roza është një person i fortë që nuk do të linte gjërat përgjysmë, por do t’i çonte deri në fund.