Mbyllet konkursi i gjuhës mes shkollave të Elbasanit/Kjo shkollë do të jetë në konkursin kombëtar

Mbyllet konkursi i gjuhës

Mes shkollave në zva Elbasan. Nëpërmjet një postimi zva ka shpallur edhe shkollën fituese.
Postimi i plotë
Nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë, përkushtimit të pamatë dhe dëshirës për të interpretuar bukur gjuhën shqipe, mbyllëm sot konkursin e “Gjuhës shqipe.”
Shqipja rri lart në pjedestalin e vlerave të kombit tonë, e ruajtur dhe e rritur me dashuri, e trajtuar me lirshmëri dhe e veshur me gëzim. Ne kemi me çfarë të krenohemi, kemi ruajtur të gjallë një krijesë të ardhur nga thellësia e viteve dhe shohim sot entuziazëm te fëmijë, që do e trashëgojnë atë.
Jemi të lumtur që u bëmë pjesë e këtij organizimi dhe duam të falenderojmë të gjithë nxënësit, që na e shtuan motivin me përgatitjen e tyre. Përgëzime për mësuesit e gjuhës shqipe, që po mbajnë ndezur dritë e dijes shkencore për shqipen. Mirënjohje e veçantë për jurinë e konkursit #MeritaBelliçi #KlodiPeza #EntelaKazazi #MarselaNeni #MarjanaHushi, që treguan profesionalizëm të theksuar.
Finalen e ndanë shkollat “Sulë Harri”, “Qamil Guranjaku” dhe “Luigj Gurakuqi”, ashtu siç pritej, ishte shumë e rivaliziar dhe me diferenca të ngushta.
Shumë suksese për fituesit, shkollën “Sulë Harri”, me urimin që të kthehen si fitues të konkursit kombëtar dhe të nderojnë Elbasanin e Gjuhës Shqipe.