Mbyllen hetimet për Pjerin Xhuvanin, Prokuroria kërkon 25 vite burg për Arbër Paplekaj

Prokuroria ka këkruar ditën e sotme dënimin me 25 vite burg për Arbëj Paplekajn, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Prokuroria ka dhënë konkluzionet për ngjarjen e ndodhur vetëm 4 ditë para zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Ndërkohë për dy ish-nëndrejtorët u kërkua 2 vite shërbim prove dhe 8 muaj shërbim prove për punonjësit e policisë.

Kujtojmë se ngjarja e bujshme në Elbasan ndodhi 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani, një eksponent i fuqishëm lokal i lidhur me Partinë Socialiste, i cili ishte i përfshirë direkt në fushatën e PS në këtë qytet dhe po ashtu ishte kandidat për deputet.