Mblidhet Komisioni i Mbrojtjes Civile në Elbasan

Në prefekturën e Elbasanit u zhvillua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel qarku.

Ky takim kishte në epiqendër masat organizative të marra nga njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet e varësisë për përballimin e fenomenit të rënies së zjarrit gjatë sezonit veror 2023.

Në fjalën e saj Prefektja e Qarkut Majlinda Perriu kërkoi nga pjesëmarrësit:

•Komunikim të vazhdueshëm sipas skemës së lajmërimit midis strukturave si MZSH, Policia e Shtetit, Shërbimi Pyjor, Prefektit, vullnetarëve etj.

•Bashkëpunimi midis strukturave për efikasitet në normalizimin e situatës.

•Ndërhyrja në kohë dhe me mjete e forca të mjaftueshme për eleminimin e vatrave të zjarrit. Sidomos aty ku paraqesin rrezik dhe mund të rrezikojnë jetën dhe pasurinë e shtetasve.

•Angazhim të vullnetarëve në shuarjen e zjarreve të cilët janë dhe personat që mund të veprojnë në kohë deri në mbërritjen e forcave zjarrfikëse.

•Angazhim të vazhdueshëm për sensibilizimin e opinionit publik si dhe vendosja e tabelave të ndryshme që i shërbejnë ndërgjegjësimit sidomos në zonat turistike ku mundësia e rënies së zjarreve është e lartë.

•Evidentimi i blegtorëve, bletarëve, fermerëve dhe zonave të cilat ato i përdorin për aktivitetin e tyre.

•Krijimi i një database me personat që kanë rezultuar si shkaktarë të vatrave të zjarrit ndër vite.

Gjithashtu Komisioni inkurajoi forcat e policisë për vazhdimin e punës së tyre në drejtim të identifikimit e zbulimit të autorëve të zjarreve.