TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të krijohet një paketë ndëshkimesh drastike ligjore për personat që hedhin mbeturina në rrugë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka theksuar se nuk do të lejohet se sjella e egër e një pakice të pacipë të dëmtojë Shqipërinë. Sipas tij ndëshkimet do të jenë drastike.
Postimi i Ramës:
Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vend-hedhje plehrash Faleminderit Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, NE S’DO TË LEJOJMË QË SJELLJA E EGËR E NJË PAKICE INDIVIDËSH TË PACIPË, TË DËMTOJË SHQIPËRINË E RILINDUR TURISTIKE! NJË PAKETË E RE NDËSHKIMESH DRASTIKE LIGJORE PËR HEDHËSIT E PLEHRAVE RRUGËVE, DO TË HYJË NË FUQI MAKSIMUMI FILLIMVITIN E ARDHSHËM













