Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një takim me demokratët në qytetin e Fierit brenda Teatrit Bylis”. Mirëpo jashtë saj janë mbledhur dhjetëra qytetarë që kërkojnë largimin e tij.
Mbështetësit e kryedemokratit janë përplasur me protestuesit që kanë dalë me pankarta kundër tij. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë që ka shmangur një konflikt fizik mes të dy palëve, ndërkohë që protestuesit vijojnë të qëndrojnë përpara teatrit.
