Masa e SPAK, Ajola Xoxa mbërrin në Rinas

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të hëne në aeroportin e Rinasit, pas masës së dhënë ndaj saj nga SPAK.

Xoxa do të zbatojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi ndodhej jashtë shtetit kur SPAK dha masat për të, Veliajn dhe një grupi biznesmenësh të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Masa arrest në burg u dha për Veliajn, i akuzuar për korrupsion dhe fshehje të ardhurash në 9 raste.

Sipas SPAK, ai ka marrë ryshfet nga biznesmenët për dhënien e lejeve të ndërtimit apo tendera.